Activities

Video tutorial nga Medica Gjakova “Si të qepim maska për fytyrë?”

Video mësimore, apo siç njihet ndryshe video tutorial është publikuar nga Medica Gjakova “Si të qepim maska për fytyrë?”

Megjithëse aktivitetet janë të pakta kohëve të fundit marrë parasysh situatë pandemike që po përballet e gjithë bota, ekzistojnë mënyra të ndryshme për realizimin e aktiviteteve të ndryshme prej të cilave mund të mësojmë.
Nisur edhe nga mungesa e një video të tillë në gjuhën shqipe, Medica Gjakova mbështetur nga projekti i GIZ Kosovo Rinia, Punësimi dhe Aftësimi ju sjell një video tutorial të thjeshtë se si të qepim maska mbrojtëse për fytyrë, meqë këtë kohë kemi shumë nevojë t’i vendosim ato.

Ky aktivitet u realizua nga Gratë Anëtare të Shoqatës së Grave Medica Gjakova ndërsa u mbështet nga projekti i GIZ Kosovo Youth, Employment and Skills, në emër të Qeverisë Gjermane.

Poashtu këto maska mund të bëhen me porosi si dhe të personalizohen!

Duke mbrojtur veten, mbrojmë edhe të tjerët!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/watch/?v=288515298942587

For a better experience on our website, please update your browser.