Activities

Aplikacioni per PCM

Prijava za PCM

Trajnimi për “METALPUNUES”

Trajnimi për “METALPUNUES” ofrohet nga Agjencia e Punësimit e Republikës se Kosovës dhe është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, ne kuadër te projektit Rinia, Punësimi dhe Aftësimi dhe Arsimi Profesional.
Afati i aplikimeve ka përfunduar me 30 korrik, dhe aktualisht jemi ne procesin e përzgjedhjes se aplikuesve. Nga 15 kandidate prej moshave 18 – 35 do te përzgjidhen nga secila prej komunave përkatëse (Peje, Mitrovice dhe Gjilan).

Kursi për “METALPUNUES” fillon nga data 1 shtator, për një periudhe prej 17 javësh, nën ligjërimin e mësimdhënësve të Qendrave te Arsimit Profesional “QAP” .
Kursi do të realizohet për 15 orë në javë çdo dite nga dita e hëne deri në të premten në Qendrat e Aftësimit Profesional në Pejë, Mitrovice, Gjilan.

Pjesëmarrësve qe udhëtojnë nga qytetet e tjera do t’i rimbursohen kostot e udhëtimit.

Përmbajtja e kursit:
M1 – Bazat e profesionin për Metalpunues
M2 – Mbrojtja ne pune gjate punimit të metaleve
M3 – Veglat, pajisjet dhe materialet e punës për Metalpunues
M4 – Llogaritjet ekonomike në punimin e metaleve
M5 – Punime axhusterike
M6 – Mekanika e përpunimit të metaleve
M7 – Saldimi me hark elektrik me dorë HED
M8 – Saldimi i metalit nën mbrojtjen e gazit aktiv MAG/MIG

For a better experience on our website, please update your browser.