Activities

Trajnimi “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja në Vendin e Punës”

GIZ, në kuadër të projektit Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional (Youth, Employment and Skills) ka mbajtur trajnime me temën “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja në Vendin e Punës” për grupet e targetuara. Trajnimi ka për qëllim të ndihmojë zyrat e punësimit dhe kompanitë në krijimin e një ambienti divers dhe gjithëpërfshirës, duke punuar në zhvillimin e strategjive dhe praktikave gjithëpërfshirëse nga procesi i rekruitimit deri tek integrimi në vend të punës.

Më 20 shkurt 2020 këshilltarët e punësimit nga zyrat e punësimit nga e gjithë Kosova filluan trajnimin “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja në Vendin e Punës”. Në këtë trajnimin u shtjelluan çështje të ndryshme në kuadër të temës:
– shpjegimi i definicioneve të përgjithshme si: diversiteti, perspektiva, gjithëpërfshirja,privilegji dhe paragjykimet
– si krijohen stereotipet
– korniza ligjore në fushën e aftësisë së kufizuar
– e tjera.
Trajnimi ka synim të ndihmojë zyrat e punësimit në lëhtësimin e bashkëpunimit me punëdhënës potencial në mënyrë që të rritet punësimi i grupeve të margjinalizuara, veçanërisht i grave dhe i personave me aftësi të veçanta.

For a better experience on our website, please update your browser.