Activities

Trajnim i trajnerëve në kompani

Qëllimi kryesor I trajnimit të trajnerëve në kompani është transferimi i njohurive dhe shkathtësive të nevojshme në situate reale të punës, për punonjësit e ardhshëm, nxënësit dhe praktikantet e punësuar. Kjo u mundëson të gjithëve që të kryejnë me sukses punën e tyre.

Trajneri në kompani mbulon të gjitha trajnimet e kryera në kompani, si ritrajnimi i stafit ekzistues, trajnimin e punonjësve të rinj dhe praktikantëve.

Grupi i synuar:

Profesionistet dhe mbikëqyrësit e kompanive të të gjitha madhësive dhe sektorëve, drejtues me përgjegjësi të trajnimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, trajnerë të pavarur, instruktorët në vendin e punës.

Kërkesa për pranim:

“Trajner në kompani” duhet të jetë të paktën i/ e moshës 21 vjeç, profesionist në një profesion dhe të ketë së paku një vit përvojë pune.

Kohëzgjatja e trajnimit:

10 ditë trajnim, plus 1 ditë vlerësim nga komisioni vlerësues, në total 11 ditë.

Objektivat e përgjithshëm:

• Krijimi i mundësive për punësim për nxënësit e AAP-së;
• Rritja e punësueshmërisë për nxënësit e AAP-së;
• Rritja e konkurueshmërisë për kompanitë;

Pjesëmarrësit janë po ashtu të familjarizuar me aspektet kryesore dhe metodologjike të arsimit të të rriturve.

Një metodologji e tillë është treguar si mjaft e suksesshme për të përgatitur nxënësit për punësim të ardhshëm në tregun e punës. Përveç aftësive teknike që kanë Trajnerët brenda kompanisë, ata fitojnë edhe një shkallë të lartë të aftësive pedagogjike dhe metodologjike, për të drejtuar dhe motivuar nxënësit dhe për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e kompetencave të tyre teknike dhe personale.

Si të aplikoni:

Aplikimi i kandidatëve mund të bëhet duke kontaktuar te zyrtari i projektit YES -GIZ për formën e aplikimit. Ata te cilët plotësojnë kërkesat për pranim do te ftohen ne interviste dhe do të jetë detyrë për te vlerësuar përshtatshmërinë e tyre për kursin. Aplikantet e trajnimit do te ftohen ne një punëtori Orientimi dhe Promovimi.

Kush mund të përfitoj nga trajnimi në kompani?

Bizneset e të gjitha madhësive dhe sektorëve që kërkojnë të jenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Trajner të pavarur profesional
Stafi i brendshëm për zhvillimin e Burimeve Njerëzore
Personat përgjegjës: Zyrtarët e zhvillimit të trajnimit, pronarët e bizneseve, mbikëqyrësit dhe instruktorët, trajnerët brenda kompanisë.

Trajnerët në kompani do të përmirësojnë cilësinë e programeve të praktikës profesionale për nxënësit e AAP-së në Kosovë, në fusha të ndryshme, p.sh. ekonomi, tregti dhe profilet e përzgjedhura teknike, p.sh ndërtimtari, mekatronikë, ujësjellës dhe sistem modern i ngrohjes, shitjes, TI. Gjatë praktikës, nxënësit do të fitojnë aftësi dhe qëndrime të orientuara dhe mbështetura nga trajnimi praktik në punëtoritë dhe laboratorët e shkollave të AAP-së. Pra, objektivi kryesor është rritja e punësueshmërisë së nxënësve të AAP-së.
Të diplomuarit e programit do të trajnohen për të planifikuar, organizuar dhe zhvilluar sesione të brendshme trajnimi, duke përdorur metoda të mësimdhënies. Ata gjithashtu do të mësojnë se si të trajtojnë vështirësitë e mundshme. Krejt në fund, ata do të jenë në gjendje të menaxhojnë më efektivisht anëtarët e stafit të tyre dhe të trajnuarit e ardhshëm.

For a better experience on our website, please update your browser.