Activities

Aplikacioni për ‘Opportunity Scouting’

Reçica vizitoi një nga qendrat më të mëdha të edukimit profesional në Gjermani

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi njërën nga Qendrat e Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein të Gjermanisë, e cila është anëtare e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme.

Ministri u prit nga Drejtori i Qendrës, Max Stadler, nga i cili u njoftua në detaje rreth punës që bëhet në këtë qendër sa i përket edukimit dhe aftësimit profesional sipas sistemit dual gjerman, në një numër të madh profilesh.

Ministri gjithashtu vizitoi disa punëtori në të cilat po aftësohen një numër i madh i të rinjve në profile të ndryshme.

Reçica, gjatë takimit me z.Stadler theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar fort në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkë edhe me partnerët gjerman.

Në këtë pikë, ministri theksoi se është shumë e rëndësishme që të ndërtohen ura bashkëpunimi në mes të qendrës në fjalë dhe qendrave për aftësim profesional në Kosovë, me qëllim të përfitimit të përvojave dhe avancimit të edukimit dhe trajnimit profesional.

Stadler shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për të ndihmuar institucionet e edukimit dhe aftësimit dual në Kosovë, për çka u dakorduan për vënien e hapave të parë në këtë drejtim.

For a better experience on our website, please update your browser.