Activities

Profesionistë nga fusha e ndërtimit dhe mekatronikës nga shkollat e AAP-së trajnohen në Gjermani

Profesionistë të motivuar të fushës së ndërtimit dhe të fushës së mekatronikës nga shkollat e Aftësimit dhe Arsimit Profesional kanë përfunduar trajnimin e trajnerëve në Gjermani, kështu duke plotësuar fazën e dytë të paraparë për këtë trajnim.

Pra, faza e dytë është mbajtur në Gjermani, e cila ka përfshirë trajnim dy javor për dy grupet , ndërtim dhe mekatronikë. Gjatë trajnimit ata kanë hartuar projekte të vogla me tulla, të cilat bashkë me mësimet e tjera së shpejti do t’i zbatojnë me studentët e tyre në Kosovë.Ky trajnim i profesionistëve është në kuadër të masës që projekti YES implementon, në mënyrë që të përmirësojë kuaitetitin e sistemit të shkollave të AAP-së.

Më shumë informata:

Objektivi kryesor i “Trajnimi i profesorëve të AAP-së” është që t’i trajnojë një numër të zgjedhur të profesorëve Kosovar të AAP-së nga fusha e ndërtimit dhe mekatronikës në pedagogjinë profesionale dhe didaktikën në terren. Pas kualifikimit, profesorët e trajnuar do të jenë në gjendje të përgatisin dhe implementojnë mësimet e drejtuara drejt veprimit për studentë/pjesëmarrës të ndërtuar në kurrikulën e bazuar në kompetencë.

Një nga qëllimet kryesore të programit YES është rritja e punësimit të të diplomuarve nga shkollat e AAP-së përmes mësimeve të ngritura, të lidhurava me punën për studentët e shkollave profesionale brenda kompanive që bashkëpunojnë me shkollat. Profesorët e trajnuar të AAP-së duhet të kontribojnë ndjeshëm në arritjen e këtij objektivi duke përdorur strategji moderne të mësimi, duke aplikuar standarde të reja të industrisë dhe të marrin pjesë në hapësira të përbashkëta pune.

 

 

For a better experience on our website, please update your browser.