Activities

Panairi i Punës në Gjilan

Më 30 maj (e mërkurë), në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, mbahet Panairi i Punës 2018. Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Gjilanit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Për kompanitë – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

Së shpejti do t’i postojmë pozitat e hapura për pune dhe punë praktike nga bizneset që do të marrin pjesë në këtë panair.
Na ndiqni në këtë faqe!

Më datën 30 maj 2018 (e mërkurë), ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair!!!

For a better experience on our website, please update your browser.