Activities

Panairi i Punës – Gjilan 21.03.2019

Më 21 mars (e enjte), 2019, në Palestrën e Sporteve ”Bashkim Selishta” në Gjilan, mbahet Panairi i Punës.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Gjilanit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Regjistrohu si punëkërkues/e këtu: https://bit.ly/2T7GIw5

Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

Regjistrohu si kompani apo organizatë këtu: https://bit.ly/2VbDVPQ

Së shpejti do t’i postojmë pozitat e hapura për punë dhe punë praktike nga kompanitë dhe organizatat që do të marrin pjesë në këtë panair.

Më datën 21 mars 2019 (e enjte), ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair!

 

For a better experience on our website, please update your browser.