Activities

Lansohet platforma për vetëvlerësimin e përvojës profesionale

“Përvoja ime profesionale vlen” është emri i platformës së lansuar e cila do të ju mundësoj të vlerësoni aftësitë tuaja profesionale në 16 profesione që bazohen në standardet profesionale gjermane.

Nëse jeni kuriozë të dini se sa e rëndësishme është përvoja juaj profesionale për tregun e punës në Gjermani dhe të zbuloni se cilat janë aftësitë që tashmë I zotëroni në fusha të ndryshme atëherë kjo është një mundësi tejet e mirë. Platforma është e lehtë për tu çasur dhe vetëvlerësimi është e mundur të realizohet në katër gjuhë: gjuhë shqipe, gjuhë serbe, gjuhë gjermane dhe gjuhë angleze.

Disa nga profesionet për vetëvlerësimin e përvojës profesionale janë si në vijim:

  • Rrobaqepës riparues;
  • Ndihmës infermier/ -e për moshat e treta;
  • Mekanik/ e sistemesh për teknikën sanitare, të ngrohjes dhe të kondicionerit;
  • Magazinier/-e;
  • Specialist në sektorin e hotelerisë;
  • Shitës/e;
  • E shumë të tjera.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth këtyre profesioneve ose të vlerësoni përvojën tuaj profesionale, ju lutemi klikoni linkun më poshtë:

Kjo platformë është zhvilluar nga fondacioni Bertelsmann.

For a better experience on our website, please update your browser.