Activities

Konferenca Teknike Opporunity Scouting

Projekti Rinia, Punësimi, Arsimi & Aftësimi Profesional (GIZ), ka organizuar me datë 25 shtator 2018, në Qendrën e Kompetencës Ferizaj një punëtori/konferencë teknike, në kuadër të aktivitetit “Opporunity Scouting” (OS), përkatësisht të kompanisë virtuale “Ka Pun’”. Konferenca kishte synim që të shfaqë dhe rezultatet e arritura nga të rinjtë e Ferizajt te cilët kanë punuar në mënyre intensive për hartëzimin e mundësive të punësimit në Komunën e Ferizajt dhe të diskutohet mbi institucionalizimin dhe replikimin e aktivitetit OS në Komunat tjera të Republikës së Kosovës, si një masë aktive e tregut të punës.

Në punëtori morën pjesë hisedarë të ndryshëm, duke përfshirë te rinjtë, trajnerët të OS-ës, zyrat e punësimit, shkollat të arsimit dhe aftësimit profesional, reprezentues te bizneseve dhe të komunës. Tema kryesore e diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet hisedarëve te ndryshëm lokal, në mënyre që të ndihmojnë ne procesin e orientimit në karrierë dhe rritjen e aftësimit të shkathtësive të buta dhe profesionale, që do të shpinte deri tek punësimi i te rinjve. Gjatë konferencës u shfaqe edhe “Ekspozita e rezultateve” të aktivitetit “Opportunity Scouting” ne Komunën e Ferizajt, ku janë identifikuara nga vet të rinjtë, mbi 400 vende te lira te punës.

For a better experience on our website, please update your browser.