Activities

Aplikacioni per PCM

Prijava za PCM

Janë mbajtur trajnimet për shkathtësi të buta në Ferizaj, Mitrovicë dhe Suharekë

Më datë 27, 28, dhe 29 Qershor 2019 janë mbajtur trajnimet për shkathtësi të buta për përgatitjen e nxënësve për punë praktikë në sektorin e shitjes me pakicë.

Gjatë këtij trajnimi nxënësit kanë pasur mundësi të mësojnë se cilat janë gjërat kryesore që duhet t’i dijnë para se të aplikojnë për punë. Disa nga to janë si për shembull si të përgatisim një CV, Letër motivuese, e askpekte të tjera të cilat janë me rëndësi nëse duam të kemi një përgjigjje pozitive nga punëdhënësi.

Trajnimi në fjalë është mbajtur në shkollat:
• “Faik Konica”, Ferizaj
• “Hasan Prishtina”, Mitrovicë
• “Abdyl Ramaj”, Suharekë.

 

 

For a better experience on our website, please update your browser.