Activities

“Fuqizimi i kapaciteteve të Qendrave Rinore dhe Këshillave të Veprimit Rinor Lokal në menaxhimin e ciklit të projektit”

Dy modulet e planifkuara për të rinjtë e Qendrave Rinore dhe KVRL-ve në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të Qendrave Rinore dhe Këshillave të Veprimit Rinor Lokal në menaxhimin e ciklit të projektit” kanë përfunduar.

Si rezultat më 29 nëntor 2019 u çertifikuan 25 të rinj në trajnimin “Menaxhimi i Ciklit të Projektit” si dhe u bë përzgjedhja e tri projekt ideve më të mira në fushën e fuqizimit të punësueshmërisë dhe angazhimit të të rinjve në vend.

Fituesit e çmimeve janë:
Çmimi i parë: “Anamorava n’ punë”;
Çmimi i dytë: “Job Clubs”; dhe
Çmimi i tretë: “Aftësimi profesional, Karrierë e qëndrueshme”.

Më shumë për qëllimin dhe rrjedhojën e këtij projekti:

Qëllimi i projektit ishte ngritja e kapaciteteve të Qendrave Rinore (QR) dhe Këshillave të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në menaxhimin e ciklit të projektit dhe shkrimin e projekt propozimeve ku të rinjtë patën mundësi t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre në hartimin dhe implementimin e projekteve.

Moduli i parë “Menaxhimi i Ciklit të Projektit”, ishte një trajnim 5 ditor  i cili është mbajtur nga data 4-8 Nëntor me rreth 25 të rinjë pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës. Gjatë këtij trajnimi të rinjtë kanë pasur mundësi të mësojnë për ciklet e biznesit dhe të njftohen për rëndësinë që secila fazë ka gjatë realimit të projektit.

Moduli i dytë “Shkrimi i projekt propozimeve”, është mbajtur më 11-13 Nëntor dhe gjatë këtij trajnimi të rinjtë janë ndarë në grupe dhe kanë punuar një ide propozimi e cila më pas është bërë pjesë e garës për të fituar një nga tri çmimet e premtuara.

Pas përfundimit të dy moduleve është bërë përzgjedhja e ideve më të mira dhe shpallja e çmimeve fituese. Mirëpo përkrahja e të rinjve nuk do të përfundojë me kaq, ngase idetë fituese do të vazhdojnë të marrin mbështetje (coaching) gjatë zbatimit të ideve të tyre nga kompania Management Development Associates (MDA), e kontraktuar nga GIZ.

Ky trajnim është mbështetur dhe financuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) – Programi “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

For a better experience on our website, please update your browser.