Activities

Është mbajtur Panairi i Karrierës së Shkollave Profesionale në Ferizaj

Qendra e Rinisë Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik nga Komuna e Ferizajt kanë organizuar Panairin e Karrierës së Shkollave Profesionale.

Qëllimi i këtij panairi ishte promovimi i shkollave profesionale dhe mundësive që ofrohen për nxënësit e shkollave fillore. Gjatë panairit nxënësit kishin mundësi të i paraqesin punimet në stendat e vendosura në panair nga fushat e tyre të ndryshme, ku kanë paraqitur punime nga druri, dizajnime të veshjes, skulptura, pjata të ushqimit të përgatitura, e të tjera.

Panairi është organizuar në kuadër të projektit “One For All” i cili mbështetet nga GIZ Kosova, në emër të qeverisë gjermane.

 

For a better experience on our website, please update your browser.