Activities

Është mbajtur konferenca “Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) – Një biznes privat?”

Të martën më 8 tetor, u organizua konferenca „Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) – Një biznes privat?”, ku morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës.

Në këtë konference u diskutua rreth sistemit dhe kushteve aktuale dhe si duhet të vazhdohet më tutje me arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.  Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga ambasada gjermane, bizneset, nxënësit, shkollat profesionale, Ministria e Arsimit, si dhe Institutit Federal për Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani.
Në fund të konferencës u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimet për: Master Trajner, Trajner në Kompani dhe Instruktor të Bazuar në Punë.

Kjo konferencë u realizua nga projekti “Rinia, punësimi dhe aftësimi profesional” përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

For a better experience on our website, please update your browser.