Activities

Çertifikohen gratë pjesëmarrëse në Programin e Ndërmarrësisë së Grave (WEP)

Programi i Ndërmarrësisë së Grave e cila është një masë tjetër që GIZ po vazhdon të implementojë në mënyrë që të adresojë shkallën e lartë të papunësisë tek gratë.

Qëllimi kryesor i këtij programi është që përmes trajnimit të ndërmarrësisë të inkurajohen të rejat në mbarë Kosovën të zhvillojnë idetë e biznesit të tyre, dhe përmes mbështetjes me grante të i ofrohen mundësi për fillimin e biznesit dhe vetëpunësimin e tyre.

Trajnimin e ndërmarrësisë të  mbajtur në fund të muajit shkurt e kanë ndjekur afër 50 gra nga komuniteti shqiptar, serb, boshnjak dhe rom i cili është organizuar në tre grupe, nga të cilët një grup është i organizuar në Graçanicë dhe ka zgjatur 9 ditë pune.

Gjatë trajnimit praktik të ndërmarrësisë gratë kanë zhvilluar aftësitë të tyre ndërmarrëse dhe planet e tyre të biznesit. Më pas, më 4 shkurt 2020 gratë pjesëmarrëse (46) në Trajnimin e Ndërmarrësisë së Grave pas përfundimit me sukses të tij janë pajisur me çertifikata.

Mirëpo ky program nuk përfundon këtu, gratë të cilat janë trajnuar kanë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare. Së paku 10 ide do të mbështeten financiarisht në zbatimin e suksesshëm të planit të tyre të biznesit dhe fillimin e biznesit.Gjithashtu do të kenë përkrahje per start-up dhe mentorim s’i mbështetje përgjatë fazës së fillimit të biznesit. Vlerat e grantit:

Ky trajnim është përkrahur nga GIZ në emër të Qeverisë Gjermane, dhe zbatuar nga SIGMA BMC.

 

For a better experience on our website, please update your browser.