Activities

Ceremonia e Certifikimit pjesëmarrës në aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në sektorin e Shitjes me Pakicë”

Mbi 210 të rinj dhe 40 trajnerë nga komuna të ndryshme të Kosovës janë certifikuar dje në një ceremoni të organizuar nga GIZ, në emër të Qeverisë Gjermane. Të certifikuarit kanë qenë “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në sektorin e Shitjes me Pakicë” përmes të cilave kanë arritur që të bëjnë hulumtimin e tregut, të përvetësojnë shkathtësitë për punë si dhe të angazhohen në sektorin e shitjes për punë praktike.

Në këtë ngjarje, ambasadori gjerman Christian Heldt iu drejtua të pranishmëve duke theksuar nevojën për kuadro profesional në industri të ndryshme të sektorit privat dhe se angazhimi në këtë drejtim do të ju siguronte të rinjve një të ardhme më të qëndrueshme.

Të rinjtë gjithashtu patën rastin të diskutojnë mbi rëndësinë e aktiviteteve që promovojnë punësimin e tyre duke bërë thirrje për koordinim më të mirë në mes të institucioneve arsimore dhe kompanive private.

For a better experience on our website, please update your browser.