Activities

Thirrje e hapur për kompani: Trajnimi “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja në Vendin e Punës”

GIZ, në kuadër të projektit Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional (Youth, Employment and Skills), fton të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë për trajnimin “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja në Vendin e Punës”. Trajnimi ka për qëllim të ndihmojë kompanitë në krijimin e një ambienti divers dhe gjithëpërfshirës, duke punuar në zhvillimin e strategjive dhe praktikave gjithëpërfshirëse nga procesi i rekruitimit deri tek integrimi në vend të punës.

Programi i trajnimit do të zhvillohet në gjithësej 4 ditë, të cilat ndahen në dy sesione. Të gjitha pjesët e programit të trajnimit ndërlidhen me njëra tjetrën, dhe pjesemarrja në të gjitha sesionet është e domosdoshme. Trajnimi do të mbahet përgjatë muajit Mars 2020.

Në trajnim mund të marrin pjesë 1-2 përfaqësues nga një kompani, të cilët duhet të jenë pjesë të Departamentit të Burimeve Njerëzore, apo të kenë përgjegjësi të rekrutimit dhe menaxhimit të stafit në kuadër të detyrave të tyre.

Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet kompanive të cilat kanë së paku 10 punëtorë.

Ju mund të aplikoni në këtë trajnim, duke plotësuar aplikacionin në vijim. Afati i fundit për aplikim është 15 Shkurt 2020.

Trajnimi do të mbahet në Prishtinë. Kostot e trajnimit, përfshirë transportin, janë të mbuluara nga GIZ.

 

For a better experience on our website, please update your browser.