Activities

Thirrje për Aplikim për Dizajnim të Stemës (Logos)

Konteksti

Sfidat kryesore në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP) të Kosovës është mungesa e programeve të orientuara nga tregu i punës, përfshirja e sektorit privat dhe mundësitë që nxënësit të fitojnë përvojë praktike. Kurrikulat janë të orientuara kryesisht në shkolla dhe pjesa praktike nuk i njofton nxënësit me proceset dhe situatat reale të punës. Punësimi i ulët i absolventëve të AAP-së krijon frustrim tek nxënësit, pasi që shumë nga ata nuk gjejnë punën e dëshiruar, përderisa kompanitë nuk gjejnë aftësitë, të cilat ju nevojiten atyre. Futja e më shumë elementeve bashkëpunues dhe integrimi i të mësuarit në vendin e punës (MVP) në programet e AAP-së është një mënyrë shumë premtuese për t’u ofruar kompanive punëtorë të kualifikuar, që ata kërkojnë dhe për t’i ndihmuar nxënësit të përfitojnë aftësitë e kërkuara dhe të gjejnë punë.

Megjithatë, kjo kërkon ndryshime në sistemin e AAP-së. Zbatimi i trajnimeve të bazuara në punë kërkon nga pronarët e ndërmarrjeve dhe stafi i tyre profesional të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj roleve dhe përgjegjësive të tyre në trajnim, si dhe ndaj nxënësve. Kompanitë dhe autoritetet publike duhet të investojnë në edukimin dhe aftësimin e të rinjve në mënyrë që të arrijnë këto ndryshime. Këto investime në të mësuarit në vendin e punës do të shpaguajnë veten në një kohe afatmesme, kompanitë do të përfitojnë nga nxënësit e AAP-së me aftësi më të mira dhe do të mund të gjejnë gjithashtu edhe punonjës të ardhshëm në mesin e tyre. Per më tepër, kompanitë që do të ofrojnë të mësuarit në vendin e punës do të bëjnë një shërbim të shkëlqyeshëm për zhvillimin e sistemit të AAP-së dhe të ekonomisë në përgjithësi. Ky lloj angazhimi duhet të promovohet dhe të shpërblehet për të treguar përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve dhe për të inkurajuar më shumë kompani që të ofrojnë të mësuarit në vendin e punës si dhe të përfshihen në një sistem bashkëpunues të AAP-së. Prandaj, logoja (stema) është menduar të jetë një nxitje e dukshme për kompanitë që të marrin pjesë dhe të pranojnë nxënës për të mësuarit në vendin e punës.

Një stemë promovimi mund të tregojë publikisht angazhimin e kompanisë dhe në të njëjtën kohë, tregon edhe përshtatjen e këtyre kompanive në kritere të caktuara të përshtatshme për të aplikuar të mësuarit në vendin e punës. Kjo gjithashtu mund të inkurajojë nxënësit dhe prindërit që të fitojnë besim në AAP dhe kështu të përmirësohet edhe imazhi i përgjithshëm i AAP-së në Kosovë.

 

Oda Ekonomike e Kosovës dhe GIZ dëshirojnë t’ju ftojnë të hartoni një model për stemën (skicë) dhe një slogan të përshtatshëm, te cilat do të mbulojnë qëllimin e lartpërmendur të stemës së promovimit të mësuarit në vendin e punës (MVP).

 

Kriteret e stemës promovuese duhet të shprehin dhe promovojnë përgjegjësinë shoqërore të kompanisë dhe angazhimin në arsimin profesional

Kompanive që përmbushin kriteret e mëposhtme do t’i akordohet stema e promovimit të mësuarit në vendin e punës (MVP):

Angazhimi

Cilësia

Përgjegjësitë

Informata mbi pjesëmarrjen

Shembuj nga vendet e tjera:

Gjermani – Wir Bilden Aus *
* – Këto shembuj janë pronë intelektuale e autoriteteve përkatëse dhe duhet të përdoren vetëm si shembull.

Apliko Tani

For a better experience on our website, please update your browser.