Activities

GARA PËR VIDEO ONLINE

ONLINE VIDEO TAKMIČENJE

Aplikacioni për ‘Opportunity Scouting’

‘Opportunity Scouting’ është një aktivitet me të cilin 25 vullnetarë të rinj nga 10 shkolla të arsimit dhe aftësimit profesional, do të eksplorojnë dhe zbulojnë mundësitë e vendeve te lira punës dhe praktikës në punë, si dhe shërbime të tjera që mbështesin punësimin e të rinjve në mënyrë sistematike dhe të strukturuar në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë, Ferizajit, Suharekës dhe Malishevës.

Ky aktivitet do të organizohet si një “kompani virtuale”, e cila simulon zhvillimin e proceseve të rregullta në një vend të punës, të aplikuara në ndërmarrjet profesionale formale.

Produkti final i kompanisë virtuale do të jetë një katalog komunal i shërbimeve dhe mundësive duke ofruar një pasqyrë të një game të gjerë shërbimesh dhe të mundësive në dispozicion të të rinjve në komunat e tyre përkatëse.

Ky katalog është i vlefshëm jo vetëm për vullnetarët pjesëmarrës, por për të gjithë të rinjtë, si dhe për prindërit, mësuesit, punonjësit socialë, këshilltarët e karrierës, këshilltarët e punësimit dhe për të gjitha institucionet dhe organizatat që mbështesin punësimin e të rinjve në komunat e lartshënuara.

Vetëm nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta të shkollave të shënuara më poshtë, mund të aplikojnë për Opportunity Scouting 2019:

  1. Mitrovicë
    • Shkolla e mesme e lartë “Arkitekt Sinani”
    • Shkolla e mesme e lartë “Hasan Prishtina”
  2. Vushtrri
    • Shkolla e mesme e lartë “Lutfi Musiqi”
    • Shkolla e mesme e lartë “Bahri Haxha”
  3. Malishevë
    • Qendra e Kompetencës në Malishevë
  4. Suharekë/Shirokë
    • Shkolla e mesme e lartë “Abdyl Rama”
  5. Ferizaj
    • Shkolla e mesme e lartë “Faik Konica”
    • Shkolla e mesme e lartë “Pjetër Bogdani”
    • Shkolla e mesme e lartë “Zenel Hajdini”
    • Qendra e Kompetencës në Ferizaj

 

Për të qenë pjesë e aktivitetit, i lusim të gjithë të rinjtë e interesuar të shkollave të tyre përkatëse, që së pari të aplikojnë për trajnimin: ‘Udhëzimi për Karrierë dhe Aftësi të Buta’ dhe pastaj gjatë trajnimit të aplikojnë në kompaninë virtuale të ‘Opportunity Scouting’ për një pozitë virtuale të punës, me detyra dhe përgjegjësi të vërteta pune për të praktikuar aftësitë e fituara gjatë trajnimit dhe mbështetjen e të gjitha palëve të interesuara në komunat e tyre me informacion të vlefshëm mbi promovimin e punësimit të të rinjve në Mitrovicë, Vushtrri, Suharekë, Malishevë dhe Ferizaj.

Çfarë do të mësoni?

Gjatë trajnimit të shkurtër fillestar do të mësoni sa është e rëndësishme të bazoni të gjitha vendimet arsimore dhe profesionale (karriera juaj) në pikat e forta dhe idetë e juaja se cilat janë aftësitë e juaja dhe si t’i zbuloni ato (udhëzimi në karrierë). Gjithashtu do të mësoni teknika të dobishme si rrjetëzimi (networking) për punësim, mbledhja e informacionit dhe aplikimi në punë (aftësitë e buta). Kompania virtuale është mjedis i simuluar i punës në të cilin do të jeni në gjendje të praktikoni dhe zhvilloni më tej këto aftësi të buta të transferueshme. Në fund të ‘Opportunity Scouting’ ju do të pajiseni me një letër reference dhe certifikatë të pjesëmarrjes që konfirmon dhe specifikon përvojat konkrete të punës që keni fituar.

Çfarë mbulohet gjatë aktivitetit?

Projekti ‘Opportunity Scouting’ është një aktivitet i bazuar në vullnetarizëm. Megjithatë, të gjitha shpenzimet operative do të mbulohen nga GIZ.

Më konkretisht, ne do të mbulojmë këto shpenzime:

  1. Për Trajnimin ‘Udhëzimi për Karrierë dhe Aftësi të Buta’
    • Transporti për pjesëmarrësit të cilët zakonisht udhëtojnë për ardhjen dhe vajtën në shkollë.
    • Mëditje ditore për shpenzimet e transportit dhe ushqimit;
    • Të gjitha materialet shpenzuese për trajnim.
  2. Për ‘Opportunity Scouting’
    • Transporti për pjesëmarrësit të cilët zakonisht udhëtojnë për ardhjen dhe vajtën në shkollë;
    • Mëditje ditore për shpenzimet e transportit dhe ushqimit;
    • Materiale pune për kompaninë virtuale.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta, të shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, të shënuara më lartë.

Sa kohë do të jetë e hapur thirrja për aplikime?

Thirrja e hapur për aplikim do të jetë e hapur deri më 10 qershor 2019, në orën 00:00.

Me mirësjellje ju njoftojmë që çdo aplikim pas afatit, nuk do të konsiderohet.

Si dhe kur do t’ju informojmë?

Pasi që aplikoni, do të pranoni një e-mail konfirmimi që aplikacioni juaj është pranuar me sukses.

Për ata që pranohen në Trajnimin ‘Udhëzimi për Karrierë dhe Aftësi të Buta’, do të pranojnë një tjetër e-mail njoftimi, me së largu deri më 13 qershor.

Ku dhe kur do të zhvillohet trajnimi?

  1. Trajnimi ‘Udhëzimi për Karrierë dhe Aftësi të Buta’, do të zhvillohet nga 17-21 qershor 2019 në secilën nga shkollat e synuara (lexoni cilat më lartë) për këtë vit.
  2. ‘Opportunity Scouting’ do të zhvillohet nga 8 – 19 korrik 2019 në të shkollat e përzgjedhura për këtë vit.

Keni ndonjë pyetje apo diçka të paqartë?

Ju lusim, të na kontaktoni në Facebook apo në yesapplications@giz.de.

Për të aplikuar plotësoni fushat e mëposhtme.

Vërejtje: Fushat të cilat kanë * janë të obligueshme për ta dërguar aplikacionin me sukses.

 

For a better experience on our website, please update your browser.