Activities

GARA PËR VIDEO ONLINE

ONLINE VIDEO TAKMIČENJE

GARA PËR VIDEO ONLINE

 

Hyrje

Për shkak të pandemisë Covid-19, mësimdhënësit në mbarë botën u detyruan të modifikonin metodologjinë e tyre të mësimdhënies të përshtatshme për mësim online. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (MASH) ka lëshuar vendime për shkollat, për të vazhduar mësimin përmes formave alternative, siç është e-mësimi dhe mësimi në distancë.

GIZ ne emer te Qeverise Gjermane mbështet vazhdimisht mësimdhënësit e shkollave të arsimit dhe aftësmit profesional (AAP-së) në përmirësimin e metodologjisë së mësimdhënies online, zhvillimin e shkathtësive digjitale, dhe marrjen e njohurive rreth përdorimit të platformave dhe veglave teknologjike në mënyrë që mësimdhënia të jetë më e organizuar dhe cilësore. Deri më tani, GIZ ne bashkepunim me MASH ka trajnuar qindra mësimdhënës të AAP në avancimin e aftësive të tyre digjitale të mësimdhënies.

Brenda kornizës së digjitalizimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe përmirësimit të mësimit në distancë, shpall “GARË PËR VIDEO ONLINE”

Qëllimi

Qëllimi kryesor i kësaj gare është promovimi i praktikave më të mira të përdorimit të mjeteve dhe platformave në online gjatë zbatimit të mësimit në distancë në shkollat e AAP. Përmes kësaj ngjarje, ne synojmë të rrisim konkurrencën e pjesëmarrësve për zhvillimin e videove që përcjellin mesazhe të qarta të përdorimit të pavarur të mjeteve digjitale gjatë procesit të mësimdhënies online dhe mësimit në distancë.

Udhëzimet

Kriteret e pranimit

Kriteret e përzgjedhjes

Informacion tjetër i rëndësishëm

 

Çmimi/shpërblimi

Çmimi i pare: Video fituese do të shpërblehet me abonim vjetor per platform te komunikimit online+ abonim në platformen Mentimeter + tablet

Çmimi i dytë: Video fituese do të shpërblehet me abonim 6 mujor per platform te komunikimit online+ abonim në platformen Mentimeter + kufje cilësore

Çmimi i tretë: Video fituese do të shpërblehet me abonim 3 mujor per platform te komunikimit online + abonim në platformen Mentimeter

 

 

Aplikacioni - Gara per Videon Online

  • Ju lutem ngarkoni videon tuaj ketu
  • Nese video ka ma shume se 20MB. duhet ta ngarkoni ne ndonje platform (psh. YouTube) dhe te shtoni linkun ketu.
  • Njoftim i rëndësishëm: Sipas Ligjit të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03 / L - 172, të dhënat tuaja personale janë konfidenciale dhe të shfrytëzuara vetëm në kuadër të GIZ dhe në asnjë rast nuk publikohen në mënyrë të hapur në asnjë palë të interesuar apo palë të tretë pa autorizimin tuaj. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për raportet e brendshme nga GIZ.

For a better experience on our website, please update your browser.