Activities

Ftesë për të marrë pjesë në një vlerësim të kompetencës lidhur me një kualifikim profesional të Gjermanisë në fushën e ndërtimit

Oda Zejtare e Dortmundit dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) (Projekti Youth, Employment and Skill – YES; Rinisë, Aftësitë dhe Punësimi) së bashku janë duke zhvilluar një metodë të përcaktimit dhe vlerësimin e aftësive ekzistuese që lidhen me kualifikim profesional gjerman në fushën e ndërtimit të lartë.

Qëllimi i pilot projektit:
Qëllimi është identifikimi, dokumentimi dhe vlerësimi i kompetencave ekzistuese të një personi. Në një rast të një vlerësimi pozitiv, rezultatet e vlerësimit të kompetencës mund të përmirësojnë shanset tuaja në tregun e punës kosovar dhe gjithashtu mund të jenë të dobishme për një procedurë njohjeje të kualifikimit tuaj profesional në Gjermani. Megjithatë, ju lutem kuptoni që në këtë fazë pilot njohja formale sipas Rregullores së Trajnimit Profesional Gjerman nuk është ende e mundur. Në fazën pilot në të cilën jemi, ne po kërkojmë deri në 20 persona që kanë përfunduar aftësimin profesional të tyre në Kosovë.
Ne ju ftojmë të aplikoni për të marrë pjesë në procesin e vlerësimit të kompetencës.

Kriteret për përzgjedhje:

Si mund të aplikoj?
Plotësoni formularin e aplikimit me poshtë deri më 14.02.2019. Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kanë plotësuar kriteret e përzgjedhjes.

Kontaktoni:
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na dërgoni një e-mail: Beqir.Lahu@giz.de

 

 

  • Aplikacioni për vlerësimin e aftësive në fushën e ndërtimtarisë

  • Ju lutem bashkëngjitni këtij aplikacioni Leternjoftimin dhe CV-në tuaj.
  • Njoftim i rëndësishëm: Sipas Ligjit të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03 / L - 172, të dhënat tuaja personale janë konfidenciale dhe të shfrytëzuara vetëm në kuadër të GIZ dhe në asnjë rast nuk publikohen në mënyrë të hapur në asnjë palë të interesuar apo palë të tretë pa autorizimin tuaj. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për raportet e brendshme nga projekti i GIZ, Youth Employment & Skills (YES).

For a better experience on our website, please update your browser.