Activities

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për punë praktike të të diplomuarëve nga fakultetet teknike

300 studentë të diplomuar nga fakultetet teknike në Kosovë do të mund t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve në vend të punës.

Të premten më datë 17 Janar 2020 është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili do t’iu mundësojë 300 studentëve të diplomuar nga fakultetet teknike në Kosovë që t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve në vend të punës. Përmes kësaj skeme të praktikës studentët do të përfitojnë punë praktike në kohëzgjatje prej 6 muajve ku do të kenë mundësi të përgatiten për tregun e punës.

Ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar ndërmjet Agjencisë së Punësimit të Republikës së KosovësUniversiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj si dhe GIZ Kosova, në emër të Qeverisë Gjermane.

Thirrja për aplikim do të publikohet së shpejti  dhe të interesuarit do të njoftohen më shumë rreth kushteve dhe detajeve të aplikimit.

For a better experience on our website, please update your browser.