Activities

Aplikacioni për ‘Opportunity Scouting’

Konferenca “Ka_Pun’”: Krijimi i Mundësive Për Të Rinjtë

Në kuadër të aktivitetit Opportunity Scouting, të implementuar nga GIZ – YES, së bashku me partnerët politik të projektit, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe partnerët lokalë në komunën e Ferizajt, me 27 shtator 2018 në Prishtinë u mbajt Konferenca Ka Pun’, ku u diskutua me hisedarët për gjetjet e punës disa javore të aktivitetit në fjalë, dhe mundësin e implementimit të projekteve të ngjashme në komuna tjera, si një masë aktive e tregut të punës.

Konferenca ka filluar me fjalët hyrëse nga Ministritë mbi politikat ekzistuese dhe programet mbështetëse për promovimin e punësimit të të rinjve dhe udhëzimin e karrierës, më konkretisht nga Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit; dhe Heset Sahiti, Zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë profesor Helmut Zelloth nga Fondacioni Evropian i Trajnimit me temën, “BE dhe trendët ndërkombëtare në udhëzimin e karrierës: Roli kyç i bashkëpunimit dhe bashkërendimit”. Me pastaj, znj. Michaela Henn si konsulente e GIZ-YES, për aktivitetin Opportunity Scouting, ka prezantuar idenë dhe konceptin e vet aktivitetit Opportunity Scouting (OS) dhe mundësit e tij të replikimit dhe institucionalizimit në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës;

Në fund të konferencës, kishte edhe një panel diskutimi të përberë nga:

 

For a better experience on our website, please update your browser.