Activities

Aplikacija za ‘Opportunity Scouting’ – Srpski

Open From 24 May-08 June 2018

Aplikacioni për ‘Opportunity Scouting’ – Shqip

Open From 24 May-08 June 2018

PANAIRI I PUNËS – GJILAN 2018, SALLA E SPORTEVE “BASHKIM SELISHTA”, 30 MAJ 2018

Open From 03-28 May 2018

PANAIRI I PUNËS – GJILAN 2018, SALLA E SPORTEVE “BASHKIM SELISHTA”, 30 MAJ 2018

Aplikacioni për Kompani/Organizatë

Më 30 maj (e enjte), në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, organizohet Panairi i Punës. Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Gjilanit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Për kompanitë/Organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Organizatorët do të sigurojnë:

  1. Një shtand (2m x 2m) falas, për kompanitë/institucionet që plotësojnë kriterët. Shtandi përfshin: etiketën me emrin e kompanisë, një info-desk (info-tavolina) ku mund të prezantohen materialet promovuese një tavolinë me mbulesë dhe dy karrika për t’iu mundësuar intervistimin. Vërejtje: Prizën për rrymë (vetëm nëse paraprakisht kërkohet/konfirmohet nga kompania).
  2. Mundësi për qasje në internet
  3. Promovimin e panairit, dhe pozitave të lira të punës dhe praktikës, përmes medieve sociale dhe elektronike, dhe posterave.
  4. Përgatitjen e kandidatëve për intervista dhe përgatitjen e CV-së

Nëse jeni kompani/organizatë që ofroni vende të lira të punës ose punë praktike në regjionin e Gjilanit dhe plotësoni kriteret:

  1. Jeni të regjistruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës/Ministrinë e Administratës Publike.
  2. Keni numër më të madh të pozitave të lira për punë dhe punë praktike.
  3. Konfirmoni pjesëmarrjen në afatin e përcaktuar.
  4. Plotësoni të gjitha fushat dhe dërgoni me sukses aplikacionin.

 

Për të aplikuar plotësoni fushat e mëposhtme.

Vërejtje: Fushat të cilat kanë * janë të obligueshme për ta dërguar aplikacionin me sukses.
  • Informatat për kompani/organizatë:


  • Kompania/Organizata jonë konfirmon se:


  • Formulari i pozitave të lira të punës ose praktikës në punë

  • Shto nje tjeterFshije